Bota

Tensionet në Veri të Kosovës, Sveçla: Pa u heq barrikadat nuk pezullohet vendimi

Në një postim në Facebook, Sveçla ka publikuar një video, ku ka thënë se vendimi do të implimentohet deri në largimin e të gjitha barikadave në Veri dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve.

1 Gusht 2022, 08:51 Nga d.a.
Tensionet në Veri të Kosovës, Sveçla: Pa u heq barrikadat
Policia e Kosoves

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, u shpreh se reciprociteti për dokumentet është duke u zbatuar edhe në pikat Bërnjak dhe Jarinje të cilat janë të bllokuara.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka publikuar një video, ku ka thënë se vendimi do të implimentohet deri në largimin e të gjitha barikadave në Veri dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve.

"Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022."-ka shkruar Sveçla.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin xhelal sveçla

Sondazh

Poll