Bota

Ish-këshilltari i Kremlinit shtohet në një ndër spitalet e Evropës, sëmundja e rrallë me të cilën u diagnostikua

 Ish-këshilltari i lartë i Kremlinit Anatoly Chubais është shtruar në spital. Ai është në gjendje kritike me simptomat e një çrregullimi të rrallë neurologjik.

1 Gusht 2022, 09:02 Nga s.s
Ish-këshilltari i Kremlinit shtohet në një ndër spitalet e
Putin dhe Anatoly Chubais

RUSI- Ish-këshilltari i lartë i Kremlinit Anatoly Chubais, u shtrua në spital të dielën në një vend të Evropës Perëndimore në gjendje kritike me simptomat e një çrregullimi të rrallë neurologjik.

Sipas raportimit të mediave, Chubais ishte mpirë papritmas në duart dhe këmbët e tij, i tha gruaja e tij, Avodtya Smirnova gazetares ruse Ksenia Sobchak. 67-vjeçari i tha vetë Sobchak se ai ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Guillain-Barre, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon nervat e tij.

Chubais kishte qenë një personazh i shquar në politikën ruse dhe një aleat i presidentit Vladimir Putin që nga vitet 1990. Ai mbikëqyri privatizimin gjatë tranzicionit të Rusisë në një ekonomi tregu, u bë shefi ekzekutiv i monopolit të pushtetit shtetëror të Rusisë dhe mori frenat e Rosnano, një kompani shtetërore teknologjike.

kremlin anatoly chubais

Sondazh

Poll