Bota

U përplasën për vdekje nga treni në Itali, publikohet fotoja e dy motrave

Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, dy motrat u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione.

1 Gusht 2022, 09:33 Nga A.B
U përplasën për vdekje nga treni në Itali, publikohet fotoja
Gulia dhe Alessia

ITALI- Giulia dhe Alessia Pisanu janë dy motra, dy viktimat e tragjedisë në Itali. Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione. Ato jetonin në një fshat në provincën e Bolonjës së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Stefania.

Babai i tyre, Vittorio Pisanu ka një kompani me kamionë që bënin transport mallrash. Giulia do të mbushte 17 vjeçe në shtator, ndërsa Alesia që ndiqte shkollën e artit ishte 15 vjeçe. Atyre u pëlqente të kërcenin. Në postimet në rrjete sociale, Giulia publikonte fotografi në rrjete sociale ndërsa dukej e pandarë nga motra.

Qyteti i Castenaso është në zi, familja dhe miqtë janë të tronditur. Ende nuk dihet arsyeja përse motrat zgjodhën t’i jepnin fund jetës ndërsa vijojnë hetimet.

Tgcom shkruan se rojtari i shinave dhe udhëtarët e tjerë bërtitën me të madhe ndaj dy motrave: “Ndal, mos”, por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë sepse të rejat i kaluan shinat. Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra.

vdesin dy motra ne itali itali

Sondazh

Poll