Bota

Grenell shpërthen kundër Kurtit: Fashist me përvojë, ka vepruar me njëanshmëri

Në një postim në Twitter, Grenell është shprehur se Kurti është një “fashist me përvojë”, pasi sipas tij ka ndërmarrë hapa të njëanshme për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

1 Gusht 2022, 08:56 Nga d.a.
Grenell shpërthen kundër Kurtit: Fashist me përvojë, ka
Richard Grenell

KOSOVË- Ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër dhe ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas vendimit për reciprocitetin.

Në një postim në Twitter, Grenell është shprehur se Kurti është një “fashist me përvojë”, pasi sipas tij ka ndërmarrë hapa të njëanshme për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme. Pse Sullivan dhe Blinken nuk po i thonë të ndalë metodat fashiste?”,-shkruan Grenell në Twitter.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

richard grenell tensione per reciprocitetin albin kurti

Sondazh

Poll