Aktualitet

Ndodh në Romë/ 26-vjeçari shqiptar i dehur godet karabinierët dhe zhytet në lumë për t’u fshehur

Ngjarja ka ndodhur në Ponte Sisto, në Romë. Protagonisti është një 26-vjeçar shqiptar i pastrehë. Gjithçka nisi kur disa persona lajmëruan numrin e vetëm të urgjencës për të riun.

31 Korrik 2022, 22:40 Nga k.m.
Ndodh në Romë/ 26-vjeçari shqiptar i dehur godet
Foto ilustruese


ITALI-
Momente frike janë regjistruar sonte në Trastevere, ku një shtetas shqiptar i dehuri ka shqetësuar kalimtarët dhe më pas është zhytur në lumin Tiber, për të mos u ndalur as nga thirrjet e karabinierëve. Ngjarja ka ndodhur në Ponte Sisto, në Romë. Protagonisti është një 26-vjeçar shqiptar i pastrehë. Gjithçka nisi kur disa persona lajmëruan numrin e vetëm të urgjencës për të riun.

Teksa ka parë uniformat, 26-vjeçari ka ikur duke zbritur shkallët që të çojnë në kalatë, teksa përpiqej të fshihej. Pasi e kanë arritur dhe i kanë kërkuar mjetin e identifikimit, i riu ka shtyrë dhe sulmuar karabinierët dhe më pas është zhytur në lumë, duke gjetur strehë në një nga shtyllat qendrore të urës.

Më pas karabinierët me ndihmën e zjarrfikësve, arritën ta kapnin dhe dërgonin në komisariat, pasi u ndalu nën akuzat e ushtrimit të dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik./ ilmessaggero.it

itali

Sondazh

Poll