Aktualitet

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, mjeku Alimehmeti: Siç e paralajmërova, rastet po bien

E po ashtu, e njëjta gjë sipas tij po ndodh edhe me të shtruarit në spita, ndërsa nuk harron që të përmendë se një gjë e tillë ishte paralajmëruar prej tij.

31 Korrik 2022, 20:16 Nga k.m.
Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, mjeku Alimehmeti: Siç e
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan se rastet pozitive kanë nisur që të bien këtë javë. E po ashtu, e njëjta gjë sipas tij po ndodh edhe me të shtruarit në spita, ndërsa nuk harron që të përmendë se një gjë e tillë ishte paralajmëruar prej tij.

"Miqtë e mi, sinjali i fillimit të rënies së rasteve që diskutuam rreth një javë më parë fatmirësisht u konfirmua gjatë kësaj jave. Numri i të shtruarve në spital pritet të bjerë përgjatë gushtit! Falënderohen pseudoepidemiologët që na frymëzojnë t'i përgënjeshtrojmë dita ditës,"-shkruan ai në rrjetet e tij sociale.

POSTIMI I PLOTË:

ilir alimehmeti pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll