Aktualitet

Gjobë 10 mijë euro në muaj për pazaret e drogës/ Ish-futbollisti italian dhe shqiptari vihen në pranga

I plagosuri, i cili iu nënshtrua një operacioni delikat, arriti të shpëtonte, pavarësisht se një nga plumbat i kishte rrezikuar zemrën.

31 Korrik 2022, 19:14 Nga k.m.
Gjobë 10 mijë euro në muaj për pazaret e drogës/
Foto ilustruese

ITALI- Policia italiane në bashkëpunim me Europolin ka vendosur në pranga 4 persona, midis tyre një 36-vjeçar shqiptar dhe një ish-futbollist italian. Të gjitha akuzohen për tentativë vrasjeje, ku mbeti i plagosur një 45-vjeçar në periferi të Romës, më 22 tetor të vitit 2020.

I plagosuri, i cili iu nënshtrua një operacioni delikat, arriti të shpëtonte, pavarësisht se një nga plumbat i kishte rrezikuar zemrën. Falë analizës së disa bisedave të koduara, të ekstrapoluara nga pajisje speciale, hetimet bënë të mundur zbardhjen e motivit të krimit të rëndë, të përllogaritur në kuadër të trafikut të paligjshëm të drogës.

Rezultoi se i plagosuri, i arrestuar në vitin 2017, pasi iu gjetën 220 gramë kokainë, i kërkonte çdo muaj një subjekti rreth 1000 euro (në total rreth 40 mijë euro), si dëmshpërblim për ruajtjen e drogës për llogari të personave të tjerë.

Për këtë arsye, personi që ishte viktimë e zhvatjes së 45-vjeçarit kishte vendosur ta eliminonte atë. Policia arrestoi edhe vetë 45-vjeçarin që i shpëtoi atentatit dhe mbeti i plagosur. Ndaj tij është ngritur akuza e shantazhit dhe zhvatjes. Dy nga katër personat që dyshohen të jenë të përfshirë në tentativën e vrasjes është një 34-vjeçari italian, ish-futbollist profesionist.

Atij i janë gjetur edhe 27 kilogramë kokainë. Gjithashtu edhe një 36-vjeçar. Të katër personat janë lënë në burg pasi akuzohen edhe për përfshirje në trafikun e drogës dhe me lidhje mafioze./ farodiroma.it

itali

Sondazh

Poll