Aktualitet

“Piranjat” peticion për të shpëtuar “Butrintin”

Sipas nismëtarëve, dhënia e Butrintit me koncesion është një akt i pashembullt antikombëtar.

31 Korrik 2022, 20:37 Nga k.m.
“Piranjat” peticion për të shpëtuar
Parku i Butrintit

TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion edhe parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit. Ndaj dhe "Piranjat" kanë nisur një peticion për ndalimin e projektligjit, i cili është kthyer sërish në Kuvend. Sipas nismëtarëve, dhënia e Butrintit me koncesion është një akt i pashembullt antikombëtar. Deri më tani janë marrë 5,827 firma, nga 7500 që është totali i të gjithave. 

“Piranjat” peticion për të shpëtuar
Peticioni

"Në asnjë vend që ka trashëgimi kulturore të mbrojtur nga UNESCO, rregullorja e së cilit kërkon në mënyrë absolute administrimin e çdo siti arkeologjik që është trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO nga vetë shteti dhe nga asnjë subjekt, organizatë, apo shoqatë e huaj. Për ta bërë këtë ka vendosur t’ia lërë në dorë një personazhi me tendenca të forta antishqiptare si Richard Hodges, i cili e ka quajtur në leksionet dhe librat e tij Shqipërinë si “shtet artificial” dhe kur shpallëm Pavarësinë në 1912-ën, sipas tij nuk kishte asnjë shqiptar në të, ashtu si shumë e shumë të pavërteta të tjera. Në këtë rast, PPP-ja merr formën groteske të një kioske brenda parkut Kombëtar të Butrintit. Mesa duket, edhe muret antike duhet të “zhvillohen” duke u bërë restorante, pët t’iu përshtatur vizionit të qeverisë. Ndal kioskëzimit dhe tjetërsimit të historisë!,"-shkruhet ndër të tjera në peticionin e nisur online. 

Për të firmosur edhe ju, mjafton që të (KLIKONI KËTU)

parku i butrintit

Sondazh

Poll