Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, pëson shkëndijë në motor nga temperaturat e larta

Mjeti tip “Mercedes”, nga temperaturat e larta ka pasur një shkëndijë elektrike në motor.

31 Korrik 2022, 19:03 Nga k.m.

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, pëson

VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Bypassin e Vlorës, në afërsi të fshatit Tragjas. Mjeti tip “Mercedes”, nga temperaturat e larta ka pasur një shkëndijë elektrike në motor. Por në një moment, drejtuesi i makinës ka ndjerë tym dhe ka dalë nga makina, fatmirësisht pa marrë asnjë lëndim.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vlore digjet makina ne vlore

Sondazh

Poll