Aktualitet

"Ç'ke në çantë?"/ Karabinierët e pyesin 27-vjeçari shqiptar përgjigjet sinqerisht: Kam pak marijuhanë

Aksioni antidrogë ndodhi në orën 15.00, kur efektivët e Policisë ndaluan mjetin “Smart FourFour” për një kontroll rutinë.

31 Korrik 2022, 19:41 Nga k.m.
"Ç'ke në çantë?"/ Karabinierët e
Foto ilustruese

ROMË-  Një 27-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Romës, është arrestuar për trafik droge. Aksioni antidrogë ndodhi në orën 15.00, kur efektivët e Policisë ndaluan mjetin “Smart FourFour” për një kontroll rutinë.

Në sediljen e pasme vunë re një çantë të rëndë, ndaj dhe ata pyetën të arrestuarin – 27-vjeçar shqiptar se çfarë kishte brenda. Dhe ai, me qetësi, iu përgjigj... marijuanë. Pikërisht në atë moment sinqeriteti nisën telashet për të riun. Në atë moment, të intriguar, ata e kanë pyetur të riun shqiptar se çfarë kishte brenda çantës, dhe ai me qetësi iu është përgjigjur duke thënë se ka marihuanë.

Pikërisht në atë moment sinqeriteti nisën telashet për të riun, të cilit iu vendosën menjëherë prangat dhe ndodhet pas hekurave në qelitë e burgut të Leçes. Në fakt, në çantën e shqiptarit gjendeshin tre qese transparente me marihuanë që arrinin peshën totale, 3300 kg. Droga dhe makina e përdorur për transportin e drogës u sekuestrua./leccenews24.it/

rome kapet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll