Aktualitet

“Pa vrarë 4 pjesëtarë të familjes tënde, s’i shkoj te varri”/ Vëllai i 37-vjeçares që u vra nga partneri paralajmëron hakmarrje

Sokol Elezi shkruan se katër njollat e gjakut të motrës së tij në banesë, kërkojnë katër koka nga familja e tij.

31 Korrik 2022, 18:12 Nga k.m.
“Pa vrarë 4 pjesëtarë të familjes tënde,
Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi

TIRANË- Vëllai i Jetlira Elezit është betuar për hakmarrje për vrasjen e të motrës nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici. Sokol Elezi, me anë në një reagim të bërë në rrjetet sociale ka paralajmëruar hakmarrje, duke iu drejtuar autorit të krimit. Ai shkruan se katër njollat e gjakut të motrës së tij në banesë, kërkojnë katër koka nga familja e tij. E se për hakmarrje do të ndjekë rregullat e Kanunit.

Reagimi i vëllait të viktimës:

“Pa vrarë 4 pjesëtarë të familjes tënde,

U prefsh npaqe o Ramiz Mici, u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se s’mund tja them motres time qe ti i ngule thikën sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjesëtarë familjeje as ke varri s’kam për t’i shku nëse s’ju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti i derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote…

Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop qim do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…

Skam ca hum un mor tqifsha ate burrnin qe ti paske pas fiksoje ket datën e sotme se te afërmit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti. Ropt do ju qi qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men …

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën. Elezi humbi jetën në vend vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen 'Skëndërbeu'.  Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh.

jetlira elezi ramiz mici burri vret gruan ne elbasan

Sondazh

Poll