Aktualitet

FOTO/ Vrasja në Elbasan, shoqërohet në Polici vëllai i Jetlira Elezit

Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.

31 Korrik 2022, 14:50 Nga e.k
FOTO/ Vrasja në Elbasan, shoqërohet në Polici vëllai i
Majtas çifti Ramis Mici dhe Jetlira Elezi, djathtas Sokol Elezi, vëllai i Jetlirës

TIRANË- Elbasani u trondit mëngjesin e djeshëm nga ngjarja e rëndë ku 37-vjeçari Ramis Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetmira Elezi.

Sipas 'Ora News' është shoqeruar në polici edhe vëllai i Jetmira Elezit, Sokol Elezi pas kërcënimeve të bëra në rrjetet sociale ndaj familjarëve të Micit.

Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh. Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.

elbasan sokol elezi burri vret gruan ne elbasan

Sondazh

Poll