Aktualitet

Arrestimi i Micit/ Qeni çoi policinë në gjurmët e tij, autori fshihej 250 metra larg shtëpisë ku vrau partneren

Qeni i ka çuar në afërsi të vendndodhjes së tij, pranë Doganës së Elbasanit aty ku kalon shtrati i përroit të Zaranikës.

31 Korrik 2022, 14:47 Nga A.B
Arrestimi i Micit/ Qeni çoi policinë në gjurmët e tij,
Ramis Mici

ELBASAN- Ramis Mici u arrestua ditën e sotme nga policia pas 24 orësh ndjekje. Autori i vrasjes së Jetlira Elezit në Elbasan, u gjurmua pas ndjekjes dhe kërkimeve intensive të policisë me qen. 

Ai u gjet i fshehur poshtë përroit të Zaranikës, aty ku qëndronte i fshehur prej më shumë se 24 orë. Qeni i ka çuar në afërsi të vendndodhjes së tij, pranë Doganës së Elbasanit aty ku kalon shtrati i përroit të Zaranikës. Vendi ku u arrestua Mici është rreth 250 metra larg nga shtëpia ku ka bërë vrasjen.

Mici do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

ramiz mici burri vret gruan ne elbasan

Sondazh

Poll