Politike

Meta ka 5 pyetje për Edi Ramën: Ç'ndodhi më 3 nëntor 1988, çfarë të lidh ty me dosjen "Scavolini"?

Tedi Blushi kërkojnë të dinë se cilat janë lidhjet e kryeministrin me Sigurimin e Shtetit.

30 Korrik 2022, 20:12 Nga k.m.
Meta ka 5 pyetje për Edi Ramën: Ç'ndodhi më 3
Tedi Blushi

TIRANË- Bashkëpunëtori i Ilir Metës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ngritur 5 pyetje për Edi Ramën pasi reagimit të këtij të fundit për verifikimin e Autoritetit të Dosjeve ku pretendohet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi kërkojnë të dinë se cilat janë lidhjet e kryeministrin me Sigurimin e Shtetit. Madje përdor edhe disa kode, të cilat i presin që t'i deshifrojë Rama.

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1- Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi "Në shërbim të popullit"?
2- Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit "Në shërbim të popullit" dhe në këmbim të çfarë?
3- Çfarë të lidh ty me spiunen "Neta" që karikaturove në revistën e Sigurimit?
4- A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen "Scavolini"? Po raportin ti e shkruajte?
5- Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e "Radio Lojës"?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta. Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës. Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit "Në shërbim të popullit", e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara. Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet. Ka shumë gjëra që kanë çmim. Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi. Djali i Netës i di shaka këto. Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi! BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI! 

tedi blushi edi rama meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll