Aktualitet

VIDEO/ Merr flakë makina në autostradën Levan-Tepelenë, nuk ka të lënduar

5 Gusht 2019, 17:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Merr flakë makina në autostradën Levan-Tepelenë, nuk

TEPELENË- Një zjarr ka rënë pasditen e  kësaj të hëne në  autostradën Levan-Tepelenë ku një makinë është përfshirë nga flakët.

Automjeti ka qenë në ecje në momentin kur ka marrë flakë, në afërsi të fshatit Bejar në autostradën Levan – Tepelenë.

Dosja.al ka siguruar fotot nga vendngjarja.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të Ballshit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Gjithashtu është mësuar se nuk ka asnjë person të lënduar.

A.C/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autostrada levan-tepelene merr flake makina autostrada levan-tepelene merr flake makina

Sondazh

Poll