Sport

Në Pogradec fiton... 'turizmi'! Mbyllet në barazim miqësorja Partizani-Dinamo, shënojnë prurjet e reja

Partizani dhe Dinamo po zhvillojnë mini fazën përgatitore në Pogradec. Dy ekipet e kryeqytetit zhvilluan një miqësore ditën e sotme, me takimin që përfundoi me shifrat 1-1.

30 Korrik 2022, 19:41 Nga DOSJA
Në Pogradec fiton... 'turizmi'! Mbyllet në barazim
Partizani-Dinamo

POGRADEC- Partizani dhe Dinamo po zhvillojnë mini fazën përgatitore në Pogradec. Dy ekipet e kryeqytetit zhvilluan një miqësore ditën e sotme, me takimin që përfundoi me shifrat 1-1. Dinamo kaloi në avantazh në minutën e 13' me Taluant Markun.

Në një ndeshje me pak raste dhe pa shumë ritëm, Partizanit iu desh që të priste pjesën e dytë për të shënuar golin e barazimit me anë të Hotit në minutën e 65'.Ky ishte takimi i parë për Partizanin që nga nisja e përgatitjeve për edicionin e ri, ndërsa do të luajë dhe dy takime të tjera me Bylisin dhe Teutën përpara nisjes së sezonit të ri në datën 20 gusht.

E.Ç (Dosja.al)

partizani dinamo

Sondazh

Poll