Bota

(FOTO) 'Ke për të dalë kur të dua unë', burri burgos gruan dhe fëmijët për 17 vjet

Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur. Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar. Pasi u shpëtua, gruaja thuhet se u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht. 

30 Korrik 2022, 14:29 Nga e.k
(FOTO) 'Ke për të dalë kur të dua unë', burri
Pamje nga dhoma ku mbahej e mbyllur gruaja

BRAZIL- Një grua braziliane ka folur për mizoritë dhe vuajtjet që ka kaluar së bashku me dy fëmijët e saj për 17 vite nga burri i saj. Familja mbahej e mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro të enjten.

(FOTO) 'Ke për të dalë kur të dua unë', burri

Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin. Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur. Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar. Pasi u shpëtua, gruaja thuhet se u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht. 

Shtëpia në të cilën ata mbaheshin mbyllur ishte gjithashtu e shkatërruar, me shumë pak ndriçim, sipas fotove të publikuara nga policia. Dy fëmijët e rritur ishin të lidhur, dhe të uritur kur u gjetën. Ata janë të moshës 19 dhe 22 vjeç.

“Kur pamë gjendjen e dy fëmijëve, menduam se ata nuk do të kishin mbijetuar edhe një javë,” tha një nga banorët vendas.

Pasi u shpëtuan, të tre u dërguan menjëherë në spital për shkak të dehidrimit dhe kequshqyerjes.

Zyra e Punëve të Brendshme të Policisë Civile ka hapur një hetim se pse familja nuk u shpëtua më herët, pasi doli se një informacion për situatën e familjes u bë për herë të parë në vitin 2020.

Sondazh

Poll