Bota

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni humb kontrollin dhe rrotullohet disa herë, humb jetën shoferi

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrotulluar disa herë ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

30 Korrik 2022, 11:56 Nga d.a.

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni humb kontrollin dhe


Aksident

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën "Arbër Xhaferri" në Ferizaj ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrotulluar disa herë ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin dhe tha se përveç policisë, në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

aksident në kosovë

Sondazh

Poll