Bota

FOTO/ U masakrua me thikë në mes të rrugës, zbulohet identiteti i 9-vjeçares në Angli

Sky News shkruan se e mitura lituaneze u gjet e vdekur në Fountain Lane në Boston rreth orës 18:20 të ditës së djeshme.

30 Korrik 2022, 11:20 Nga I.A
FOTO/ U masakrua me thikë në mes të rrugës, zbulohet
Lilia Valutyte

ANGLI- Vajza 9-vjeçare e vrarë me thikë ditën e djheshme në Lincolnshire të Anglisë quhet Lilia Valutyte. Sky News shkruan se e mitura lituaneze u gjet e vdekur në Fountain Lane në Boston rreth orës 18:20 të ditës së djeshme.

Dy persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për vrasje, ndërkohë që policia e ka quajtur rastin si të izoluar. Ndërsa prindërit e Lilias po mbështeten nga oficerë të trajnuar posaçërisht. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Sekretarja e Brendshme Priti Patel, e cila e përshkroi incidentin si të tmerrshëm.

Policia ka refuzuar të komentojë nëse të arrestuarit ishin të rritur apo të mitur dhe as nuk konfirmoi se në çfarë dyshimesh u arrestuan.

lilia valutyte

Sondazh

Poll