Bota

Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e burgut ku u vranë 50 veta

Ministria e mbrojtjes e Rusisë pretendoi se sulmet u kryen nga Ukraina me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA-ja në një “provokim skandaloz” i krijuar për të ndaluar dorëzimin e ushtarëve.

30 Korrik 2022, 11:46 Nga d.a.
Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e
lufta ne Ukraine

UKRAINË- Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimin e burgut që mban të burgosur ukrainas të luftës në territorin e mbajtur nga Rusia në Olenivka, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se më shumë se 50 u vranë dhe duke e quajtur sulmin një krim lufte.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë pretendoi se sulmet u kryen nga Ukraina me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA-ja në një “provokim skandaloz” i krijuar për të ndaluar dorëzimin e ushtarëve.

Ministria tha se në mesin e të vrarëve ishin forcat ukrainase që kishin dorëzuar armët pas javësh luftimi kundër bombardimeve ruse të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Por Zelenskyy fajësoi drejtpërdrejt Rusinë, duke thënë në fjalimin e tij të përditshëm të premten vonë: Ai tha se ky ishte një krim lufte i qëllimshëm rus, një vrasje masive e qëllimshme e të burgosurve ukrainas të luftës.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll