Bota

VIDEO/ Kastroi ushtarin ukrainas të kapur rob, zbulohet identiteti i krimineli të luftës

Burimet ukrainase duke përfshirë Mirotvorets pretendojnë se kastruesi është nga Kalmykia, një rajon rus në Detin Kaspik.

30 Korrik 2022, 13:41 Nga I.A

VIDEO/ Kastroi ushtarin ukrainas të kapur rob, zbulohet identiteti i

UKRAINË- Ushtari rus i akuzuar për kastrimin e një të burgosuri lufte ukrainas në një nga krimet më të tmerrshme të luftës të gjithë pushtimit rus është fotografuar. Dailymail shkruan se ai besohet të jetë një luftëtar 39-vjeçar me grupin e armatosur pro-Vladimir Putin Luhansk, Bryanka-SSSR, një njësi tjetër me një reputacion famëkeq për dhunë dhe brutalitet. Anëtarët e grupit janë fotografuar me krenari duke dhënë përshëndetje naziste.

Burimet ukrainase duke përfshirë Mirotvorets pretendojnë se kastruesi është nga Kalmykia, një rajon rus në Detin Kaspik. Mendohet se ka punuar si riparues në kryeqytetin rajonal Elista dhe ka precedentë penalë në Rusi lidhur me kreditë e vonuara.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun, e cila postoi pamjet e pështira, tha se krimi i luftës duhet të ndëshkohet. Ekspertët online zbuluan shpejt identitetin e tij nga shikimi i videos së pështirë dhe përshtatja e kapelës së tij të zezë, byzylykut, uniformës dhe shenjave.

bryanka-sssr lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll