Bota

VIDEO/ Shkoi për të shpëtuar dy njerëz të bllokuar në mal, shpërthen helikopteri në Gjeorgji

Dailymail shkruan se videoja tregon një bisht helikopteri që rrotullohet përpara se të përplaset në anën e një mali në Gjeorgji dhe të shpërthejë ndërsa përpiqet më kot të arrijë qytetarët e bllokuar.

30 Korrik 2022, 12:29 Nga I.A
VIDEO/ Shkoi për të shpëtuar dy njerëz të bllokuar
Helikopteri i rrezuar

GJEORGJI- Një helikopter ka rënë teksa kishte shkuar për të shpëtuar disa njerëz të bllokuar në Gjeorgji. Dailymail shkruan se videoja tregon një bisht helikopteri që rrotullohet përpara se të përplaset në anën e një mali në Gjeorgji dhe të shpërthejë ndërsa përpiqet më kot të arrijë qytetarët e bllokuar.

Ekipi i urgjencës po përpiqej të ndihmonte dy persona që mbetën të bllokuar në faqen e shkëmbit kur ai u rrëzua në Gudauri, një vendpushim popullor skish i cili bëhet një pikë e nxehtë për rrëshqitje dhe paragliding gjatë verës.

APA raportoi se kishte pesë persona në bord, dy pilotë dhe tre punonjës shpëtimi në momentin e rrëzimit. Përveç anëtarëve të ekuipazhit të helikopterit, kishte edhe ndihmësmjekë dhe mjekë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

rrezohet helikopteri ne gjeorgji

Sondazh

Poll