Aktualitet

Donin të digjnin mbeturinat por dogjën dhjetëra dynymë tokë, në pranga 3 zjarrvënësit në Berat

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka kapur në vendngjarje tri zjarrëvënësit,të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, ku edhe do të japin deklaratat e tyre në lidhje me zjarrin.

30 Korrik 2022, 14:18 Nga e.k
Donin të digjnin mbeturinat por dogjën dhjetëra dynymë
Pamje nga vendi i ngjarjes

BERAT- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike dhe sipas zjarrfiksve në të shumten e rasteve zjarret vihen nga vetë banorët që duan të djegin barërat e këqinj apo të hapin toka të reja por që zjarri iu del jashtë kontrollit duke rrezikuar dhe tokat, pyjet dhe në shumë rastet banesat pranë vatrave të zjarrit.

Një zjarr i papritur është shfaqur në fshatin Veternik në Berat.Kanë qënë tri banorë të fshatit ata që i kanë vënë flakën mbeturinave në tokat e tyre por më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme toke me të mbjella.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka kapur në vendngjarje tri zjarrëvënësit,të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, ku edhe do të japin deklaratat e tyre në lidhje me zjarrin.

berat

Sondazh

Poll