Aktualitet

Pësoi infarkt në breg të detit, vdes një grua në Vlorë

Gruaja me inicialet I.Y, teksa po qëndronte në breg të detit ka pësuar infarkt

30 Korrik 2022, 12:47 Nga A.B
Pësoi infarkt në breg të detit, vdes një grua në
Ambulance

VLORË- Një 54 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se gruaja me inicialet I.Y, teksa po qëndronte në breg të detit ka pësuar infarkt. Ajo është transportuar menjëherë për në spital por fatkeqësisht pa mundur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes 54-vjecarja ne vlore vlore

Sondazh

Poll