Aktualitet

VD-Operacion anti kanabis në Fier, sekuestrohen rreth 41 mijë euro, në pranga babë e bir

Nga operacioni janë sekuestruar 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete

30 Korrik 2022, 14:07 Nga I.A
VD-Operacion anti kanabis në Fier, sekuestrohen rreth 41 mijë euro,
Pamje nga arrestimi

FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë babë e bir Arshi Hoxhaj dhe Eltjon Hoxhaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim një perosn i tretë. Nga operacioni janë sekuestruar 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete

Njoftimi i Policisë:

Fier Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokurorinë Fier. Vihen në pranga babë e bir, shpallet në kërkim djali tjetër, për veprimtari të ndryshme kriminale. Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Në kuadër të procedimit penal 2022, referuar nga Komisariati i Policisë Fier, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Kreshpan”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 23 vjeç (babai dhe dy djemtë). Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

arshi hoxhaj eltjon hoxhaj

Sondazh

Poll