Aktualitet

Zjarr në Dropull, banorët luftojnë me flakët me mjete rrethanore

Mësohet se zjarri është ndezur në një pjesë malore të vendit. 

30 Korrik 2022, 13:17 Nga I.A
Zjarr në Dropull, banorët luftojnë me flakët me mjete
Zjarri

DROPULL- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Goranxi të Dropullit. Mësohet se zjarri është ndezur në një pjesë malore të vendit. Për shuarjen e zjarrit po punojnë banorët e fshatit, pasi terreni i thyer ka bërë të pamundur ndërhyrjen e makinave zjarrfikëse. Në vendngjarje janë 40 forca zjarrëfikëse dhe efektivë nga Bashkia e Dropullit.

Shefi i zjarrëfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrëfikesit e Libohovës dhe Gjirokastrës. Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka

zjarr ne dropull

Sondazh

Poll