Aktualitet

Sulmet kibernetike/ AKSHI: Faqet zyrtare të institucioneve dalin sërish offline, ndërhyjmë në sistem

Ky bllokim mund të sjellë vështirësi në aksesin e qytetarëve në faqet qeveritare.

30 Korrik 2022, 13:30 Nga A.B
Sulmet kibernetike/ AKSHI: Faqet zyrtare të institucioneve dalin
Sulme kibernetike

TIRANË- Duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme në mesnatë mund të hasni vështirësi në aksesimin e faqeve qeveritare online. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se si pasojë e sulmeve kibernetike të kryera së fundmi, do të kryhej një operacion për mirëmbajtjen e sistemeve të institucioneve publike. Në njoftim thuhet se kjo mund të sjellë vështirësi në aksesin e qytetarëve në faqet qeveritare.

NJOFTIMI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.

Pas sulmit kibernetik të 2 javëve më parë mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale.

sulme kibernetike

Sondazh

Poll