Bota

Britania: Rusia do që të mbajë referendum në territoret e pushtuara në Ukrainë

Muajin e kaluar, administrata ushtarake e instaluar nga Moska në qytetin ukrainas të Hersonit, tha se po përgatitet që të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

30 Korrik 2022, 10:28 Nga d.a.
Britania: Rusia do që të mbajë referendum në territoret e
Lufta ne Ukraine

BRITANI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në territoret e pushtuara së fundmi në jug të Ukrainës janë nën presionin e Moskës dhe ka të ngjarë që po përgatiten të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë më vonë gjatë këtij viti.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe të publikuar më 30 korrik. Në njoftim thuhet se Rusia i klasifikon zonat e pushtuara si zona nën “administrim të përkohshëm civilo-ushtarak”.

“Autoritetet lokale ka të ngjarë të detyrojnë popullsinë lokale që të zbulojnë detaje personale në mënyrë që të hartojë regjistrat e votimit”, u tha në përditësimin e rregullt të inteligjencës britanike lidhur me luftën në Ukrainë.

Muajin e kaluar, administrata ushtarake e instaluar nga Moska në qytetin ukrainas të Hersonit, tha se po përgatitet që të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Herson, një qytet-port në Detin e Zi, është nën kontrollin e plotë rus që prej fillimit të marsit apo pak javë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Më 2014, Rusia jashtëligjshëm aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, pas një referendumi, rezultatet e të cilit gjerësisht u panë si të falsifikuara./REL/

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll