Bota

Ukraina: 100 ushtarë rusë dhe shtatë tanke u shkatërruan në luftimet e së premtes

Komanda jugore e ushtrisë thotë se trafiku hekurudhor për në Kherson mbi lumin Dnipro është ndërprerë, duke izoluar më tej forcat ruse në perëndim të lumit nga furnizimet në Krimenë e pushtuar dhe në lindje.

30 Korrik 2022, 10:54 Nga d.a.
Ukraina: 100 ushtarë rusë dhe shtatë tanke u shkatërruan
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Ushtria ukrainase tha të shtunën se kishte vrarë shumë ushtarë rusë dhe kishte shkatërruar dy depo municionesh në luftime në rajonin Kherson, fokusi i kundërofensivës së Kievit në jug dhe një lidhje kryesore në linjat e furnizimit të Moskës.

Reuters raportoi se komanda jugore e ushtrisë thotë se trafiku hekurudhor për në Kherson mbi lumin Dnipro është ndërprerë, duke izoluar më tej forcat ruse në perëndim të lumit nga furnizimet në Krimenë e pushtuar dhe në lindje.

"Si rezultat i zjarrit që vendosi kontrollin mbi lidhjet kryesore të transportit në territorin e pushtuar, u konstatua se trafiku mbi urën hekurudhore që kalon Dnipro nuk është i mundur."- tha komanda jugore e Ukrainës në një deklaratë.

Ai tha se më shumë se 100 ushtarë rusë dhe shtatë tanke ishin shkatërruar në luftimet të premten në rajonin Kherson, qyteti i parë i madh i pushtuar nga rusët pas pushtimit të tyre më 24 shkurt.

Ukraina ka përdorur sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga perëndimi për të dëmtuar rëndë tre ura nëpër Dnipro gjatë javëve të fundit, duke prerë qytetin Kherson dhe, sipas vlerësimit të zyrtarëve britanikë të mbrojtjes, duke e lënë ushtrinë e 49-të ruse të stacionuar në bregun perëndimor të lumit të pambrojtur.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll