Bota

Zelenskyy: Ukraina është gati të rifillojë transportin e grurit nga portet e Detit të Zi

Bashkë me ambasadorët e vendeve të G7-ës, Zelenskyy inspektoi portin e Odesës në Detin e Zi, nga ku do të nisen disa anije të huaja të mbushura me grurë dhe produkte të tjera.

30 Korrik 2022, 09:56 Nga d.a.
Zelenskyy: Ukraina është gati të rifillojë transportin e
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, sfidoi ushtrinë ruse duke udhëtuar nga Kievi për në Odesa me qëllim inspektimin për rikthimin e eksporteve.

Bashkë me ambasadorët e vendeve të G7-ës, Zelenskyy inspektoi portin e Odesës në Detin e Zi, nga ku do të nisen disa anije të huaja të mbushura me grurë dhe produkte të tjera.

“Është e rëndësishme për ne të mbesim garantor të sigurisë ushqimore globale. Teksa dikush bllokon Detin e Zi dhe merr jetë në vende të tjera, ne mundësojmë që njerëzit të mbijetojnë”, -tha ai.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka thënë se Ukraina është gati të fillojë eksportin e grurit nga portet e saj të Detit të Zi, por po pret miratimin e OKB-së dhe Turqisë, të cilat ndërmjetësuan një marrëveshje me Rusinë për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve ukrainase. Dërgesat nga portet e Odesës, Chornomorsk dhe Pivdennyi do të mbikëqyren nga një qendër e përbashkët koordinuese me bazë në Stamboll, e cila do të përfshijë zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe të OKB-së.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll