Aktualitet

U arrestua sot, marinari rus në telefon kishte materiale pornografike me të mitur

Mësohet se marinari që ishte pjesë e ekupiazhit të anijës kolumbiane që u kap me rreth 60 kg kokainë në Durrës dy muaj më parë, në telefonin e tij kishte materiale pornografike me të mitur.

30 Korrik 2022, 10:43 Nga I.A

U arrestua sot, marinari rus në telefon kishte materiale pornografike me
Foto Ilustruese

DURRËS- Marinari rus Grigory Gorbunov që u arrestua sot në Durrës kishte materiale pornografike. Mësohet se marinari që ishte pjesë e ekupiazhit të anijës kolumbiane që u kap me rreth 60 kg kokainë në Durrës dy muaj më parë, në telefonin e tij kishte materiale pornografike me të mitur. Nga kontrolli i kryer i janë gjetur disa mesazhe, foto dhe video pornografike me të mitur.

Në anije u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit. Grupi ishte i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas. Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Droga ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe bëhej fjalë për 59 kg drogë. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën.

grigory gorbunov

Sondazh

Poll