Aktualitet

BËNI KUJDES! AKU thirrje qyetarëve: Mos konsumoni patatinën e misrit

AKU sqaron se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina.

30 Korrik 2022, 09:06 Nga A.B

BËNI KUJDES! AKU thirrje qyetarëve: Mos konsumoni patatinën e

TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. Përmes një njoftimi për mediat, AKU tregon se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

aku patatina e misrit

Sondazh

Poll