Viktima ishte me urdhër-mbrojtje! Vrasja në Elbasan, sot Jetlira kishte vendosur të largohej nga banesa
Banesa e ciftit ELBASAN- Jetlira Elezi e cila u vra me thikë nga bashkëjetuesi Ramiz Mici në Elbasan, ishte e pajisur me urdhër mbrojtj...
Tre personat kishin kultivuar në zonën e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis
PUKË- Kanabis në Pukë! Lavdi Salaj bashkë me nipin e djalin e tij janë arrestuar nga policia pas finalizimit të operacionit 'Laku'. 45-vjeçari, shkonte nga Nikla në Qafën e Malit, Pukë, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar. Policia ka sekuestruar dhe asgjësuar më anë të djegies, qindra bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Tre personat kishin kultivuar në zonën e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Tre të ndaluarit do të hetohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij, që shkonin nga Nikla në Qafën e Malit, Pukë, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar. Sekuestrohen dhe asgjësohen më anë të djegies, qindra bimë të dyshuara narkotike kanabis. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Laku”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël, Krujë.
Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Banesa e ciftit ELBASAN- Jetlira Elezi e cila u vra me thikë nga bashkëjetuesi Ramiz Mici në Elbasan, ishte e pajisur me urdhër mbrojtj...
Zjarr GJIROKASTËR- Një zjarr i madh ka përfshirë hapësirat pyjore të fshatit Goranxi të bashkisë Dropull. Dyshohet ...
TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortil...
Morine KUKËS- Mëngjesin e sotëm ka pasur fluks në disa prej pikave kufitare të Kosovës, me emigrantët të cilët...
Gruaja ELBASAN- Ramis Mici, i divorcuar nga martesa e parë është baba i dy fëmijëve, ndërsa bashkëjetuesen e tij, k...
ELBASAN- Pronarët e banesës ku jetonin me qera çifti i bashkëjetuesve, Jetlira Elezi dhe Ramis Mici kanë folur mbi ngjarjen trondit...
Policia italiane ITALI- Ditët e fundit policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar 36-vjeçar, i dënuar me dhjetë vite bu...
Pronari i baneses ELBASAN- Pronari i cili u kishte dhënë banesën me qera çiftit Mici dhe Elezi në Elbasan ka treguar disa detaje...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë vrasjen e ndodhur mëngj...
Ramis Mici ELBASAN- Personi në foto është Ramis Mici, personi i cili ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij në Elbasan, ...