Aktualitet

VD-Mici vrau partneren në Elbasan, pronari i banesës: Pashë kufomën, e kishte kthyer kurrizin nga dera

Pronari i banesës ku jetonin me qera, ka zbuluar se grindjet mes tyre kishin nisur ditët e fundit.

30 Korrik 2022, 08:31 Nga A.B

VD-Mici vrau partneren në Elbasan, pronari i banesës: Pashë

ELBASAN- Pronarët e banesës ku jetonin me qera çifti i bashkëjetuesve, Jetlira Elezi dhe Ramis Mici kanë folur mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas dëshmisë së dhënë, e ndjera Jetlira Elezi që u vrame thikë nga Ramis Mici, kishte marrë një urdhër mbrojtje nga policia pasi 4 ditë më parë e kishte denoncuar këtë të fundit për dhunë të ushtruar.

Pronari i banesës ku jetonin me qera, ka zbuluar se grindjet mes tyre kishin nisur ditët e fundit.

“Një muaj kishin që jetonin këtu. Para 4-5 ditësh u grindën dhe e e ndjera e denoncoi zotërinë në polici. Më pas erdhi policia këtu dhe e mori. Ajo zbriti nga kati i dytë ku po qëndronte dhe u vendos në katin e parë, i liruam një dhomë. Mesa na tha neve, policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje. Mbrëmë nga ora 1 pa 10 kur doli ai nga dera, e kishte ndjerë gruaja ime. Kur zbrita poshtë, pashë që dera ishte hapur, u afrova e pashë që ishte gjak dynjaja, ajo kishte mbaruar. Kur hyra brenda pashë kufomën e kishte kthyer kurrizin nga dera dhe gjithë dhoma ishte bërë gjak.”– u shpreh pronari i banesës.

burri vret gruan ne elbasan ramis mici jetlira mici

Sondazh

Poll