Aktualitet

Kontrolli i celularit “fundos” marinarin rus në Durrës, iu gjetën materiale pornografike me fëmijë

Në anijen që ky bënte pjesë u kapën rreth 60 kg kokainë dy muaj më parë ndaj dhe ishte arrestuar së bashku me 13 marinarë të tjerë. 

30 Korrik 2022, 10:30 Nga A.B
Kontrolli i celularit “fundos” marinarin rus në Durrës, iu
Grigory Gorbunov

DURRËS- Marinari rus, i cili u la i lirë ditën e djeshme nga SPAK, Grigory Gorbunov është riarrestuar ditën e sotme. Në momentin që po largohej nga vendi, autoritetet e kanë arrestuar, pasi dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të pornografisë në vend. Nga këqyrja e telefonit të marinarit rus, janë konstatuar materiale pronografike me të mitur, në SMS, foto e video. 

Materialet iu janë referuar prokurorisë së Durrësit, ku po hetohet për këtë vepër penale, ndërkohë është njoftuar edhe pala ruse. Teksa, marinari rus ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të daljes përballë gjykatës, anija është larguar së bashku me 13 marinarët e tjerë të cilët u lanë të lirë ditën e djeshme.

Në anijen ku bënte pjesë marinari u kapën rreth 60 kg kokainë dy muaj më parë. Në anije u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit. Grupi ishte i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas. Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Droga ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe bëhej fjalë për 59 kg drogë. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën.

grigory gorbunov

Sondazh

Poll