Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ Pronari i banesës së çiftit: Policia erdhi tre ditë më parë, gruaja kishte urdhër mbrojtje

Pronari i banesës ka zbuluar se policia mbërriti në banesë para disa ditësh pasi Mici e kishte dhunuar partneren

30 Korrik 2022, 08:23 Nga A.B
Vrasja në Elbasan/ Pronari i banesës së çiftit: Policia
Pronari i baneses

ELBASAN- Pronari i cili u kishte dhënë banesën me qera çiftit Mici dhe Elezi në Elbasan ka treguar disa detaje më shumë rreth tyre. Për mediat, pronari ka treguar se Ramis Mici dhe Jetlira Elezi kanë marrë banesën me qera 1 muaj më parë. Po ashtu, ai ka zbuluar se policia mbërriti në banesë para disa ditësh pasi Mici e kishte dhunuar partneren. Një fakt tjetër që u zbulua nga burri ishte se viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. 

'Çifti kishte 1 muaj që banonte në shtëpinë tonë. Policia erdhi para 3-4 ditësh se ai kishte rrahur gruan. Jetlira Elezi i kishte thënë gruas që kishte urdhër mbrojtje'- është shprehur pronari.

Mëngjesin e sotëm, Ramis Mici qëlloi me thikë partneren e tij, 37-vjeçaren Jetlira Elezin. Policia është vënë në kërkim të autorit.

burri vret gruan ne elbasan

Sondazh

Poll