Bota

Kurti mesazh në serbisht serbëve të Kosovës për vendimet e fundit: Besojini qeverisë tuaj

Në videon e publikuar në Facebook, Kurti u është drejtuar në gjuhën serbe ku i ka bërë thirrje atyre që ti besojnë qeverisë së Kosovës dhe të respektojnë vendimet e saj.

30 Korrik 2022, 09:39 Nga d.a.
Kurti mesazh në serbisht serbëve të Kosovës për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh drejtuar serbëve të Kosovës lidhur me vendimet e qeverisë për lëshimin e dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë dhe regjistrimit të makinave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.

Në videon e publikuar në Facebook, Kurti u është drejtuar në gjuhën serbe ku i ka bërë thirrje atyre që ti besojnë qeverisë së Kosovës dhe të respektojnë vendimet e saj. Kurti shtoi se institucionet e përfshira në këtë proces kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike.

“Kur flasim për të drejtën dhe drejtësinë e me këtë edhe për sovranitetin shtetëror, duhet të flasim edhe për reciprocitetin në kuptim të përdorimit të letërnjoftimit në territori të shtetit tonë. Nuk duam që këtë veprim tonë ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi i Qeverisë tonë është që të mbrojë të drejtat tuaja nga veprimey diskriminuese, të cilët siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, thotë Kurti në këtë video-mesazh.

Kreu i qeverisv shtoi se Qeveria dhe ministrat e tij do të jenë në dispozicion për të gjithë ata që kanë paqartësi dhe theksoi se ky ligj që hyn në fuqi duke filluar nga 1 gushti në Serbi ka 11 vjet që zbatohet.

Ju e dini që u jam drejtuar shumë herë me qëllim të vendosjes së komunikimit sa më të mirë ndërmjet nesh, pasi vetëm ashtu, së bashku, mund të sigurojmë të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. Edhe kësaj radhe kërkoj nga ju besim dhe vullnet që së bashku të kalojmë nëpër këtë proced dhe përfundojmë regjistrimin. Qeveria ime, e me këtë të gjithë ministrat përgjegjës janë në dispozicion tuaj lidhur me çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni lidhur me këtë temë. Kjo që po fillojmë ne tani, me 1 gusht, Serbia ka filluar ta zbatojë para 11 vitesh. Ne do të jemi në dispozicion duke dëshmuar që çdo veprim i yni është vetëm respektim i ligjit, i cili si i tillë, trajton secilin dhe të gjithë njësoj. Besoni Qeverisë tuaj. Ju faleminderit”, ka deklaruar Kurti.

Nga e hëna, 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS. Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. 

albin kurti u drejtohet serbeve kurti flet serbisht

Sondazh

Poll