Bota

Gjukanoviç paralajmëron Abazoviçin: Nëse nënshkruhet Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, do të nisim ndërrimin e qeverisë

Gjukanoviç duke folur për njoftimet për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me KOS-in në Mal të Zi, tha se për të nuk ka qenë befasi dhe se nëse nënshkruhet kjo do nisë procedurën për zëvendësimin e qeverisë së Abazoviç.

30 Korrik 2022, 08:34 Nga d.a.
Gjukanoviç paralajmëron Abazoviçin: Nëse
Milo Gjukanoviç

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar se të dielën e ardhshme zyrtarisht do të ngrejë çështjen e zëvendësimit të Qeverisë nëse Marrëveshja Themelore me KPS (Kisha Ortodokse Serbe) nënshkruhet në mënyrën e paralajmëruar nga kryeministri Dritan Abazoviç.

Në një intervistë ekskluzive për N1, Gjukanoviç duke folur për njoftimet për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me KOS-in në Mal të Zi, tha se për të nuk ka qenë befasi dhe se nëse nënshkruhet kjo do nisë procedurën për zëvendësimin e qeverisë së Abazoviç.

“Z. Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe KOS. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim... Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë e ngathët, kështu që në fakt ekipi i ekspertëve që do të merrte përgjegjësinë për të ndihmuar Qeverinë në vlerësimin nëse gjithçka e shkruar në kontratë është në përputhje me interesat e Malit të Zi”, ka thënë Gjukanoviç.

Ai vuri në dukje se kryeministri e ka marrë vendimin për këtë çështje “sipas diskrecionit të Qeverisë”, dhe se pret që Abazoviç të vendosë për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ne e kemi thënë qartë se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk mbrohen sa duhet në tekstin e asaj kontrate”, tha presidenti.

Ai thekson se nëse Marrëveshja Themelore nënshkruhet javën e ardhshme, do të vijojë çështja e zëvendësimit të Qeverisë.

“Ishte qëndrim i qartë se do të përpiqemi të ndërtojmë një konsensus më të gjerë brenda parlamentit, paralelisht me nismën e votës së mosbesimit ndaj qeverisë, e cila do të sigurojë vendimmarrjen në Këshillin Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe Prokurori Suprem i Shtetit. Një ose dy ditë pas kësaj, unë dhe Abazoviç biseduam dhe ramë dakord që të ndalet procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore dhe t'i jepet një mundësi raundit tjetër të konsultimeve. Marrëveshja Themelore, të cilën ne e gjykuam se është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nëse një marrëveshje e tillë nënshkruhet, nuk ka më vend për manovrim, po shkojmë në parlament me iniciativë për votëbesimin e Qeverisë”. ka thënë Gjukanoviç.

Ai shton se në atë rast parlamenti do të vazhdojë të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe deri atëherë do të duhet të kalojnë 60 deri në 90 ditë. Gjukanoviç, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themelore, tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”, si dhe se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për nënshkrim, nuk do të kishte interpretime të historisë. Ai gjithashtu shtoi se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore.

milo gjukanoviç dritan abazoviç marreveshja mal i zi-serbi

Sondazh

Poll