Bota

Ora e Hitlerit shitet në ankand për 1.1 milion dollarë

Shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur relikë naziste në të kaluarën u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë

30 Korrik 2022, 08:43 Nga A.B
Ora e Hitlerit shitet në ankand për 1.1 milion dollarë
Ora

SHBA- Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA. Ora Huber, ka inicialet AH të gdhendura në të. Shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur relikë naziste në të kaluarën u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë, sipas BBC.

Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen e rreth 11 milionë njerëzve, gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj. Katalogu i produkteve për ora tha se ora ishte një dhuratë ditëlindjeje për liderin fashist në vitin 1933, vitin kur  u bë kancelar i Gjermanisë.

hitler

Sondazh

Poll