Bota

Pas zgjidhjes së ngërçit, Maqedonia e Veriut publikon versionin zyrtar të Protokollit me Bullgarinë

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegia e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska, nënshkruan Protokollin më 17 korrik në Sofje.

30 Korrik 2022, 08:40 Nga d.a.
Pas zgjidhjes së ngërçit, Maqedonia e Veriut publikon versionin
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut publikoi versionin zyrtar të nënshkruar të Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegia e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska, nënshkruan Protokollin më 17 korrik në Sofje.

Nënshkrimi i dy ministrave në dokumentin, i cili është edhe procesverbali i seancës së dytë të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, konsiderohet se do të hapë rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

Parlamenti maqedonas miratoi më 16 korrik propozimin francez mes debateve dhe tensioneve me opozitën pas tre ditë diskutimesh. Ky miratim i hap rrugën drejt proceseve të integrimit të RMV-së dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian pas gati 2 vite bllokim nga veto bullgare. 

nenshkruhet protokolli rmv-bullgari bujar osmani teodora gençovska

Sondazh

Poll