Bota

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC në SHBA, Osmani dhe Kurti kthehen sot në Kosovë

Sipas njoftimit të presidencës, sapo të mbërrijnë në Kosovë ata do të mbajnë një konferencë për shtyp në aeroport ku do të flasin rreth vizitës në SHBA.

30 Korrik 2022, 09:00 Nga d.a.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC në SHBA, Osmani dhe
Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani do të kthehen sot pas vizitës zyrtare 5 ditore në SHBA.

Sipas njoftimit të presidencës, sapo të mbërrijnë në Kosovë ata do të mbajnë një konferencë për shtyp në aeroport ku do të flasin rreth vizitës në SHBA.

Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Osmani dhe Kurti, u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe morën pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Kosovës dhe MCC, nënshkrimin e së cilës e bëri Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

kurti dhe osmani ne shba marreveshja kosove-shba

Sondazh

Poll