Bota

U shpall emergjencë shëndetësore globale, shënohet viktima e parë nga lija e majmunit në Spanjë

Viktima është regjistruar në Komunitetin e Valencias.

29 Korrik 2022, 23:10 Nga k.m.
U shpall emergjencë shëndetësore globale, shënohet viktima e
Foto ilustruese

SPANJË- Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar këtë të premte vdekjen e parë nga lija e majmunëve në Spanjë, vdekje kjo e regjistruar. Viktima është regjistruar në Komunitetin e Valencias.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Rrjeti Kombëtar i MBikëqyrjes Epidemiologjike, deri në tani në vend janë raportuar 4298 raste. Gjithashtu autoritetet kanë njoftuar se 120 persona janë shtruar në spital (3.2%) dhe njëri prej tyre ka humbur jetën, duke u bërë fataliteti i parë në Spanjë.

Deri më tani nga totali i rasteve të konfirmuara në Spanjë, më shumë se 4,000 ishin burra dhe vetëm 64 gra, ndërsa mosha është midis 10 muajsh dhe 88 vjeç, me një moshë mesatare 37 vjeç.

Lija e majmunëve është një sëmundje zoonotike virale, por rastet e para njerëzore u identifikuan në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1970. Një shekull më vonë, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e shpalli shpërthimin një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik, duke dhënë një sërë rekomandimesh të përkohshme./rtve.es

ministria e shëndetësisë ne spanje spanje

Sondazh

Poll