Politike

'Të anulohet vendimi', Bardh Spahia reagon pas bashkimit të dy shoqatave të qeverisjes vendore

Por keyebashkiaku i djathtë i Shkodrës, Bardh Spahia është shprehur kundër kësaj vendimarrjeje të cilën e cilëson të pamoralshme.

29 Korrik 2022, 19:06 Nga e.k
'Të anulohet vendimi', Bardh Spahia reagon pas bashkimit të
Bardh Spahia

SHKODËR- Asambletë e Shoqatave të Vetqeverisjes Vendore të Shqipërisë të përbëra nga kryebashkiakët e vendit, kanë bashkuar forcat përmes vendimmarrjes unanime të datës 25 korrik për bashkimin e dy shoqatave që deri dje përfaqësonin të ndara bashkitë e vendit, në një të vetme.

Por keyebashkiaku i djathtë i Shkodrës, Bardh Spahia është shprehur kundër kësaj vendimarrjeje të cilën e cilëson të pamoralshme. Me anë të një postimi në facebook Spahia shprehet se lajmi për bashkimin e dy shoqatave të bashkive do të ishte padyshim një lajm i shumëpritur sikur të ishte paraprirë nga negociata të vërteta e domethënëse mes dy palëve, kryetarë bashkish të majtë e të djathtë. 

"Në kundërshtim me çdo proçes të rregullt, statutor dhe ligjor, në kundërshtim me frymën demokratike, socialistët me forcën e pushtetit dhe dëshirën për të kontrolluar çdo gjë, janë organizuar për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë. Asnjë nga bashkitë që kanë marrë këtë vendim nuk ka qenë anëtare e Shoqatës së Bashkive. Asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë në veprimtarinë e saj dhe asnjë nuk ka paguar detyrimin statutor të kuotës së anëtarësisë, as këto dy vitet e fundit që socialistët morën kontrollin politik të shoqatës", shkruan Spahia.

Më tej Spahia shprehet se Bashkia Shkodër nuk uk do të pranojë të jetë anëtare në një organizatë shërbëtore të qeverisë.

"Sot, si i zgjedhur nga vota dhe me zgjedhje pluraliste në një nga bashkitë më të mëdha të vendit, rezervoj të drejtën të përfaqësohem vetë në çdo marrëdhënie me partnerë, donatorë dhe në çdo proçes lobimi dhe advokimi", shkruan ai.

POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT TË SHKODRËS, BARDH SPAHIA

Ky bashkim vullnetar, i hap rrugën Shoqatës për Autonomi Vendore, të përfaqësojë padallime politike, të gjithë interesat e bashkive të vendit dhe qytetarëve të tyre, duke realizuar objektivat e pushtetit vendor, me mjete e rrugë demokratike, nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet shtetërore, dhe organizmat e ndryshme vendase dhe ndërkombëtare që veprojnë në fushën e vetqeverisjes vendore.

bardh spahia bashkia shkodër

Sondazh

Poll