Aktualitet

Shqiptari rreh italianin me lopatë dhe i thyen 3 dhëmbë

Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr.

29 Korrik 2022, 15:56 Nga k.m.
Shqiptari rreh italianin me lopatë dhe i thyen 3 dhëmbë
Foto ilustruese

ANKONA- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr. Më pas, shqiptari mori lopatën dhe e goditi duke i thyer tre dhëmbë.

Pas Sulmuesi shqiptar është arrestuar nga policia për plagë të rënda.

Britmat e burrit alarmuan fqinjët, të cilët thirrën Policinë. Brenda pak minutash Policia e arrestoi shqiptarin, ndërsa italiani u dërgua në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor. Deri më tani, mjekët i kanë dhënë kohë për të pushuar, duke përllogaritur se i duhen 25 ditë pushim për të marrë veten nga dhuna./Ansa

itali policia italiane

Sondazh

Poll