Politike

VD-I BINDUR! Berisha: Nëse do kisha qënë në krye të PD, Rama nuk do ishte në pushtet!

Berisha tha se Rama nuk do e kundërshtonte në asnjë mënyrë humbjen nëse ai do të ishte në krye të PD-së.

29 Korrik 2022, 12:43 Nga A.B
VD-I BINDUR! Berisha: Nëse do kisha qënë në krye të PD,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh i bindur ditën e sotme se nëse do të ishte në krye të PD-së kohë më parë, Rama nuk do të ishte në pushtet. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Rama nuk do e kundërshtonte në asnjë mënyrë nëse ai do të ishte në krye të PD-së.

'Unë bëj atë që them. Të kisha qënë në krye të PD, Rama nuk do ishte kurrë në pushtet. Të kisha qënë në krye, të bënte atë që bëri ai në prill, brenda javës do të largohej nga pushteti. Nuk ka, cështja e votës është jetike për shqiptarët. Jua garantoj, ky është zotimi im, numër 1 më i rëndësishëm para shqiptarëve. Une e kuptoj se janë shumë që e shesin e që nuk votojnë, por do bëj gjithçka që vota e tyre të votohet. Sic është mundur në vitin 2012 e nuk ka kundërshtuar asnjë votë, e sic ka ndodhur në 2007, 2009. Do bëjmë gjithçka që kjo kalbësirë të shembet sa më parë. '- tha Berisha. 

sali berisha berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll