Politike

VD-Nisma për Administratën/ Qeveria: Kush dhuron gjak 2 ditë pushim, ka edhe 7 ditë akses në shtëpitë e plazhit

Gjatë vendimit të Këshillit të Ministrave, Manastirliu tha se punonjësit e administratës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak do të ketë dy ditë pushime.

29 Korrik 2022, 12:51 Nga DOSJA
VD-Nisma për Administratën/ Qeveria: Kush dhuron gjak 2 ditë
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije vendimin e qeverisë për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Gjatë vendimit të Këshillit të Ministrave, Manastirliu tha se punonjësit e administratës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak do të ketë dy ditë pushime. Po ashtu do të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës dhe do të shpërblehen për dhurimin e bërë.

“Për të gjithë ata nëpunës, punonjës të administratës shtetërore, të cilët janë dhe do të jenë pjesë e dhurimit, vullnetar të gjakut, parashikohet që jo vetëm ditën që japin gjak që kanë të drejtën për t’u larguar nga puna dhe institucioni merr masa të paguajë rregullisht ditën e punës, por edhe ditën e nesërme të jetë pushim duke e pasur këtë detyrim pikërisht institucioni për të paguar rregullisht ditën e punës. Nga ana tjetër për ata dhurues që do të jenë pjesë e rrjetit të dhuruesve të cilët do të dhurojnë gjakun minimalisht tre herë ne vit do të kenë mundësi gjithashtu që sipas një kalendari të përcaktuar nga Ministritë respektive, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrotjes, të kenë mundësi që të mundet që të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrive respektive 7 ditë përgjatë një kalendari i cili do të organizohet nga institucionet që do të merren me këtë veprimtari”, tha Manastirliu.

Sondazh

Poll