Politike

VD-Peleshi: Nuk ka asnjë të keqe që punonjësit e administratës të marrin pjesë në koncert

Po ashtu Peleshi foli dhe për situatën me zjarret në vend, ku theksoi se duhet bashkëpunimi i të gjitha instancave që të menazhohet situata, në mënyrë që të mos ketë dëme në njerëz.

29 Korrik 2022, 12:43 Nga I.A
VD-Peleshi: Nuk ka asnjë të keqe që punonjësit e
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas akuzave se punonjësit e administratës u detyruan të merrnin pjesë në koncertin e mbrëmshëm. Gjatë një deklarate për mediat, Peleshi tha se nuk ka asnjë gjë të keqe që punonjësit të merrnin pjesë në koncert pas orarit të punës. Po ashtu ai theksoi se festa nuk ishte as politike dhe as partiake. 

"Nuk ka asnjë gjë të keqe që një punonjës i administratës të marrë pjesë në një koncert, pas orarit të punës në mbrëmje. Festa nuk ishte as politike dhe as partiake. Në festë nuk kishte vetëm qytetarë të një partie,' tha Peleshi.

Po ashtu Peleshi foli dhe për situatën me zjarret në vend, ku theksoi se duhet bashkëpunimi i të gjitha instancave që të menazhohet situata, në mënyrë që të mos ketë dëme në njerëz. 

"Situata me zjarret është menaxhuar mirë, por sezoni do të jetë i rëndë. Kërkojë bashkëpunimin e bashkive për të menaxhuar situatën dhe për të mos patur dëme në njerëz dhe as dëme në mjedis," tha ai.

niko peleshi

Sondazh

Poll