Politike

VD-Berisha komenton përqafimin Rama-Balla: Koncert funebër, u sollën si gaztorë

Berisha tha se të gjendur përballë braktisjes nga populli, ata u detyruan të krijojnë shfaqje. 

29 Korrik 2022, 12:32 Nga f.g
VD-Berisha komenton përqafimin Rama-Balla: Koncert funebër, u
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha e ka komentuar me nota humori përqafimin e kryeministrit Edi Rama me deputetin socialist Taulant Balla dje në miting, duke thënë se të dy u sollën si gaztorë. Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se të gjendur përballë braktisjes nga populli, ata u detyruan të krijojnë shfaqje. 

Pyetje: A ju kanë impresionuar numrat e PS dje në shesh? 

Sali Berisha: Falenderoj mijëra punonjës dhe buxhetorë që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert funebër ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin dhe u përpoqën si gaztorë të mbulonin braktisjen që iu bëri administrata në atë antimiting. Ky është, unë të dhënat i kam të sakta. Falenderoj mediat që përparësuan në të gjitha valët dhe ekranet e tyre takimin e njerëzve të lirë në Mirditë dhe anti-mitingun e Shtërmicës. Kishte një kontrast të jashtëzakonshëm. 

Dje në mitingun e zhvilluar nga qeveria në Sheshin Skënderbej, spikati një foto e kryeministrit Edi Rama me deputetin Balla. Balla iu ngjit Ramës pas disa muajve "ftohje" mes njëri-tjetrit.

VD-Berisha komenton përqafimin Rama-Balla: Koncert funebër, u

berisha 29 korrik 2022 edi rama taulant balla

Sondazh

Poll