Politike

VD-Nuk u ftua në koncertin e 100 vjetorit me SHBA-në, Berisha: Yuri Kim më nderoi!

Berisha e quan nderim faktin që nuk mori një ftesë nga ambasadorja Yuri Kim

29 Korrik 2022, 12:29 Nga A.B
VD-Nuk u ftua në koncertin e 100 vjetorit me SHBA-në, Berisha: Yuri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan nderim faktin që nuk mori një ftesë nga ambasadorja Yuri Kim për të marrë pjesë në koncertin e 100 vjetorit të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 

Pyetja: Si u ndjetë dje që u morën pjesë të gjithë figurat e njohura, ju mungonit në këtë festë

Sali Berisha: Zonja Kim, duke mos më ftuar më nderoi. Kjo në fakt, ajo me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Ramën dhe mafian e George Soros më shumë se kushdo tjetër për imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA. U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicional të të gjitha trojeve. Jo nderoi por turpëroi me figura si Taulant Balla e të tjerë, ky është qëndrimi im, i bindur që asgjë nuk më lëkund me besimin te SHBA si vend i madh i lirisë. 

berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll