Politike

VD-Berisha: Rama ka vendosur 'Black out' në Thesarin online të Shtetit

Berisha tha se Rama ka bërë këtë në mënyrë që të mos zbulohen të gjitha transfertat që ia ka me organizatat kriminale. 

29 Korrik 2022, 12:42 Nga A.B
VD-Berisha: Rama ka vendosur 'Black out' në Thesarin online
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi ditën e sotme bllokimin që është bërë për aksesin e Thesarit online të Shtetit. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama ka bërë këtë në mënyrë që të mos zbulohen të gjitha transfertat që ia ka me organizatat kriminale. 

“Nga 2 qershori Edi Rama ka vendosur black out se nuk do që ju të gjeni paratë që merr Rama për Gugaljan dhe Veliaj për Zoton e Mërtirin, s’do të kontrollohen më transfertat në organizatën e tyre kriminale dhe jo vetëm në atë por në shumë drejtime të tjera ndaj dhe ai ka vendosur në një akt të paprecedentë, black out e plotë në Thesarin online të Shtetit”, tha Berisha.

sali berisha berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll